Aktualitet

I riu shqiptar aksidentohet dhe humb jetën, në xhep kishte kokainë dhe 2000€ (EMRI)

Shoferja e mjetit me të cilin u përplas 31-vjeçari u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.

f.t
I riu shqiptar aksidentohet dhe humb jetën, në xhep kishte
pamje nga vendngjarja

GREQI- Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Patra. I riu teksa drejtonte motoçikletën e tij është përplasur me një automjet me targa shqiptare. Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën e plazhit Othonos-Amalias dhe viktima është identifikuar si Erges Çobaj, me origjinë nga Vlora.

Gjatë kontrollit trupor të 31-vjeçarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro. Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në Patra edhe si “Stelios” ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.

Prokuroria vendase po shqyrton me detaje aktivitetin e tij në të kaluarën në çështjet e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në të shkuarën e afërt ai është arrestuar për vepra të ngjashme në një zonë tjetër nga organet e policisë së Oropos. Shoferja e mjetit me të cilin u përplas 31-vjeçari u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB