
DURRËS- Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau babanë e saj Pëllumb Metën. Dyshohet se bashkëpunërorë të vajzës janë edhe dy vëllezërit e saj.
Hysen Meta 25 dhe Amarildo Meta 21 vjeç u morën në pyetje në polici. Gjatë dëshmisë së tyre në polici, ata kanë mohuar të kenë ditur gjë rreth ngjarjes së rëndë. Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat dhe për të fshehur më pas trupin e të atit.
E gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit të saj. Gjithashtu gruaja e viktimës, Blerina Meta është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se burri i saj ishte autoritar dhe ndonjëherë i dhunshëm, kur e kundërshtonin ne familje, por ka thënë se s'kishte dijeni për krimin.
Pas 3 orësh dëshmi, policia ka shoqëruar Hygerta Metën sërish në ambientet e burgut./ZËRI