Aktualitet

Të pakta në numër në raport me kolegët meshkuj, gjyqtaret dhe prokuroret më të pastra në Veting

Niveli i konfirmimit te prokuroret dhe gjyqtaret është më i lartë në raport me kolegët meshkuj

E.K
Të pakta në numër në raport me kolegët meshkuj,
Vetingu ne drejtesi

TIRANË- Teksa procesi i Vetingut është drejt fundit, dhe kanë mbetur për t’u vlerësuar dhe rreth 10% e prokurorëve dhe gjyqtarëve, fakte interesante kanë dalë nga të dhënat e publikuara nga Open Data.

Edhe pse gjyqtaret dhe prokuroret gra janë më të pakta në numër në sistem, në raport me kolegët e tyre meshkuj, niveli i konfirmimit të tyre në detyrë është më i lartë. Prokuroret dhe gjyqtaret duket se kanë dale më të pastra nga vlerësimi i tyre, në tre shtylla, që është pasuria, aftësitë profesionale si dhe pastërtia e figurës.

Në total nga procesi i Vetingut janë konfirmuar në detyrë 251 prokurorë dhe gjyqtarë nga shkallë të ndryshme të drejtësisë, ndërkohë që janë shkarkuar nga KPK 152. Edhe disa prej institucioneve më të rëndësishme, përfshirë Gjykatës Kushtetuese, Gjykatën e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme të Apelit, drejtohen nga gra. Ndërkohë që situata duket më e vështirë në nivelet e prokurorive, të cilat drejtohen kryesisht nga burra.

TË DHËNAT E PLOTA

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB