Aktualitet

I hapën llogari false 34-vjeçares në TikTok, 3 persona në Shkodër nën hetim

Pas kallëzimit një hetim ka nisur për tre persona, mes tyre një grua.

f.t
I hapën llogari false 34-vjeçares në TikTok, 3 persona në
foto ilustruese

SHKODËR-Një grua 34-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Shkodrës se disa persona i kanë hapur llogari false në TikTok. Pas kallëzimit një hetim ka nisur për tre persona, mes tyre një grua banues në Shkodër.

Për rastin ka nisur hetimi në gjendje të lirë për A.L, 42-vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A.K, 35-vjeç dhe E.K, 44-vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A.L, 42-vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A.K, 35-vjeç dhe E.K, 44-vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “TikTok”’,-njofton policia.

Poll

MOS HUMB