Aktualitet

Mosfunksionimi i e-albania, noterët detyrohen të krijojnë sistem paralel për dokumentet

Në statistikat për muajin janar, rezulton se janë shkarkuar mbi 863 mijë dokumente me vulë elektronike të gjeneruara nga platforma e-Albania, ndërsa aplikimet për shërbimet elektronike, e kanë kaluar shifrën e 1 milionë. 

a.l
Mosfunksionimi i e-albania, noterët detyrohen të krijojnë sistem
Foto ilustruese

TIRANË- Noterët kanë krijuar një arkivë dokumentare të jashtme si një zgjidhje alternative ndaj qytetarëve që hasin vështirësi në e-Albania, për shkak të problemeve dhe sulmeve të shpeshta. Noteri Ardian Stamo pohon se shpesh qytetarët i drejtohen zyrave noteriale edhe për dokumente fare të thjeshta, pasi hasin probleme me përdorimin e e-Albania.

"Sot marrja e dokumenteve fizike është e pamundur në zyrat e gjendjes civile. Në pjesën më të madhe, qytetarët, për shkak të kohës dhe padijenia për të përdorur teknologjinë dhe instrumentat për të aksesuar sistemet, e bëjnë që vijën te zyra e noterit. Kjo jo vetëm që të jenë më të lehtë, por edhe për ta marrë dokumentin më të sigurt", thotë Stamo për "MCN"

Edhe për ekspertin e teknologjisë, Erion Demiri, portali ka një shkallë vështirësie në përdorim, sidomos për moshat e mëdha, por ngërçi më i madh, lidhet me problematikat në funksionim.

"Problematikat janë. Pretendohet që të tilla shkëputje duhet të jenë sa më të ulëta. Ka pasur goxha mangësi kohët e fundit, ndoshta edhe për shkak të sulmeve të tjera nga jashtë. Çdo lloj ndërprerjeje e shërbimit përkthehet në probleme për përdoruesit", thotë Demiri. 

Në statistikat për muajin janar, rezulton se janë shkarkuar mbi 863 mijë dokumente me vulë elektronike të gjeneruara nga platforma e-Albania, ndërsa aplikimet për shërbimet elektronike, e kanë kaluar shifrën e 1 milionë. 

Poll

MOS HUMB