Aktualitet

Arrestohet ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër

Një aksion i përbashkët mes Policisë së Tiranës dhe të Gjirokastrës, i ka vendosur prangat Taçit dhe bashkëpunëtorit të tij, Alban Memishaj.

k.m.
Arrestohet ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër
Florian Taçi

GJIROKASTËR- Florian Taçi, ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër është vendosur në pranga. Një aksion i përbashkët mes Policisë së Tiranës dhe të Gjirokastrës, i ka vendosur prangat 45-vjeçarit Taçi dhe bashkëpunëtorit të tij, Alban Memishaj. Sipas njoftimit të Policisë, të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar. Të dy, si Taçit, ashtu edhe Memishajt, i janë vendosur prangat në flagrancë, por ende nuk dihet detaje të tjera për falsifikimin që të dy kanë kryer. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente,"- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Që mbrëmjen e djeshme, Policia kontrolloi zyrën e tij të avokatisë në Gjirokastër, ku edhe ka sekuestruar dokumente të shumta, të cilat kanë lidhje me databazën e Kadastrës së Gjirokastrës. Por përveç dokumentave, mësohet se Taçi, edhe pse tashmë i larguar nga detyra, ende kishte akses në databazën online./ZËRI

Poll

MOS HUMB