
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Edhe sot e nesër, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme shiu. Në zonën e jugut, reshjet parashikohet të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Më konkretisht; reshje mesatare priten në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Ndërsa në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit reshjet priten të jenë në formën e dëborës.
HARTA LIVE:
Sa i përket temperaturave: në bregdet: 11 / 15 °C; në vendet e ulëta: 7 / 13 °C; në vendet malore: 0 / 7 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Pas orëve të pasdites, intensiteti i erës bie me shpejtësi 1-7 m/s dhe valëzim në dete të forcës 1-2./ZËRI