TIRANË- Pas publikimit të pikëve për garën për "Shef Komisariati", 9 prej kandidatëve kanë ankimuar vendimin pranë Policisë së Shtetit. Afati për ankimimin ishte dje dhe sot, ku kanë ankimuar kandidatët që janë renditur me më pak se 70 pikë, pasi ky rezultat i kanë lënë jashtë garës për "Shef Komisariati". Ankimimet do të shqyrtohen nga Komisioni më datë 16 dhe 17 dhjetor, ndërsa të mërkuren do të listohen krerët e rinj në 48 Komisariatet e vendit.
Gjatë fazës së aplikimit, shprehën interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit 16 prej tyre u skualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin. Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë. Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë (dhe ne zbatim të rregullores u lind e drejta për t’u emëruar). /ZËRI
