Aktualitet

Gara për “Shef Komisariati”/ Publikohet lista me rezultatet e konkurentëve, skualifikohen 16

Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë

F.I
Gara për “Shef Komisariati”/ Publikohet lista me rezultatet e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Është shpallur lista e pikëve të fituara gjatë garës për “Shef Komisariati” në vend. Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion, shpalli listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Gjatë fazës së aplikimit, shprehën interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit 16 prej tyre u skualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin. Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë. Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë (dhe ne zbatim të rregullores u lind e drejta për tu emëruar).

Gara për “Shef Komisariati”/ Publikohet lista me rezultatet e
EMRAT

Të gjithë konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit, me vlerësimin përfundimtar të secilit. Janë në total 48 komisariate dhe priten 48 emërime nga kryepolici Ilir Proda./ZËRI

Poll

MOS HUMB