Aktualitet

Tritoli në lokalin e Bledar Birçajt, shoqërohen në Polici dy autorët

Kamerat kanë filmuar një person me maskë që ka vendosur sasinë e tritolit në ambientet e jashtme të lokalit.

F.I
Tritoli në lokalin e Bledar Birçajt, shoqërohen në Polici
Bledar Birçaj

VLORË-Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Vlorë mëngjesin e 8 dhjetorit, ku një sasi eksplozivi u vendos në lokalin “The Boss”.

Kamerat kanë filmuar një person me maskë që ka vendosur sasinë e tritolit në ambientet e jashtme të lokalit. Pasi ka ndezur fitilin autori është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë. Autorët e dyshuar për vënien e tritolit të cilët u kapën nga kamerat e sigurisë nuk kanë pranuar të bashkëpunojmë me policinë.

Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, të konsiderueshme. Biznesi ka qënë në pronësi të Bledar Birçaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen  ‘Hajro Çakërri’. Lokali ka qënë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë. Lokali është në emër të nënës Resmie Birçaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB