Aktualitet

Nis sot intervistimi për përzgjedhjen e shefave të rinj të komisariateve, aplikojnë 274 persona

Në total garojnë 274 aplikantë për 49 vende shefa komisariatesh në të gjithë vendin.

F.I
Nis sot intervistimi për përzgjedhjen e shefave të rinj të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Nisin sot në orën 12:00 intervistat për përzgjedhjen e shefave të rinj të komisariateve në gjithë vendin. Seanca për një intervistë do të zgjasë jo më shumë se 20 minuta.

Sot do të intervistohen 26 aplikantët e parë dhe më pas në vijim edhe të tjerët deri më datë 10 dhjetor. Në total garojnë 274 aplikantë për 49 vende shefa komisariatesh në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të intervistave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Komisioni i Vlerësimit i dërgon pikëzimin e kandidatëve kryepolicit Proda, i cili më pas bën edhe emërimet. Aplikantët që marrin mbi 70 pikë cilësohen fitues./ZËRI

Poll

MOS HUMB