Aktualitet

Goditi mësuesen me karrige, 16-vjeçari në Lezhë lihet në “Arrest shtëpie”! Palushi tek Trauma

Ndaj adoleshentit rëndojnë dy akuza, "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Plagosje e rëndë me dashje''. 

E.K
Goditi mësuesen me karrige, 16-vjeçari në Lezhë lihet
Majlinda Palushi

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë "Arrest shtëpie'' për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen Majlinda Palushi pas një përplasjeje verbale mes tyre brenda në klasë në gjimnazin "Hydajet Lezha". Ndaj adoleshentit rëndojnë dy akuza, "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Plagosje e rëndë me dashje''. 

Ndërkohë raportohet se mësuesja Palushi i është nënshtrruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës pas shembjes së pësuar nga goditja me karrige. 

Në lidhje me rastin ka pasur qëndrime të ndryshme nga palët e përfshira në konflikt. Nxënësit dhe familjarë të 16-vjeçarit shprehen se mësuesja i ka përmendur të atin e ndjerë djalit, ndërsa ky i fundit nën gjaknxehtësi e sipër e ka goditur. Ndërsa në disa dëshmi të tjera disa nxënës shprehen se mësuesja Palushi i dhunonte vazhdimisht verbalisht por dhe fizikisht. 

Pas ngjrje kolegët e Palushit bojkotuan mësimin. Ndërsa zyra Arsimore e Lezhës ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB