
VLORË- Jep dorëheqjen drejtori i paraburgimit të Vlorës, Ëngjëllush Avdulaj. Në dokumentin e dorëheqjes së tij, Avdulaj shkruan se dorëheqja e tij është e parevokueshme pasi ka marrë një propozim për një detyrë të re në sektorin publik, por nuk ka ndarë më shumë detaje. Megjithatë për shkak të detyrës së re, ka vendosur që të lërë postin e tij në krye të IEVP-Vlorë.
"Unë Ëngjëllush Avdulaj jam emëruar në detyrën e Drejtorit të IEVP-Vlorë në datë 02.02.2021. Aktualisht ndodhem përpara një oferte nga sektori publik, e cila është një sfidë e re për karrierën time profesionale të një niveli tjetër dhe për këtë arsye po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të IEVP-Vlorë,"-bën me dije Avdulaj.
Avdulaj u emërua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2021, duke zëvendësuar Zambak Gjonin, i cili kishte 2 vite në drejtim të Paraburgimit të Vlorës./Zëri.ai