Aktualitet

Studentët e Mjekësisë i bllokojnë derën Rektorit Gjata! Paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

Ata “zaptuan” zyrat e Rektoratit dhe protestuan para derët së Rektorit, Arben Gjata, i cili as s’i priti e as nuk iu përgjigj.

E.K
Studentët e Mjekësisë i bllokojnë derën Rektorit Gjata!
Zyra e Rektorit UMT

TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë protestuar sërish këtë të premte. Në numër jo sa herët e shkuara ata vendosën sot që të intensifikojnë aksionin e tyre në kundërshtim të ligjit të Qeverisë që i detyron të qëndrojnë e punojnë në Shqipëri 5 vite pas diplomimit.

Ata “zaptuan” zyrat e Rektoratit dhe protestuan para derët së Rektorit, Arben Gjata, i cili as s’i priti e as nuk iu përgjigj.

Në këtë situatë ata vendosën që mesazhet e tyre ti shkruajnë në derën e zyrës dhe në pankarta që ia lanë në derë. Ata paralajmëruan se nëse nuk marrin përgjigje atëherë ata do të përshkallëzojnë protestat.

Kjo ishte hera e parë që ata shkojnë në zyrat e Rektorarit. Më herët, studentët kanë protestuar para Universitetit si dhe para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministers Ogerta Manastirliu dhe të zëvëndëses së saj Albana Tole.

Ashtu si në Rektorat dhe në ministri nuk i priti askush. Pavarësisht se viti i ri akademik ka nisur prej javësh ata vijojnë bojkotin. Çështja është dërguar dhe në Gjykatën Kushtetuese./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB