Aktualitet

Gazetari Elton Qyno kërkon në Apelin e GJKKO kthimin e sendeve personale

Qyno tha se shpreson që Apeli të ndërgjegjësohet dhe t’i kthejë materialet e sekuestruara.

f.t
Gazetari Elton Qyno kërkon në Apelin e GJKKO kthimin e sendeve
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin për kontrollin e banesës dhe kërkon që t’i kthehen sendet personale që i janë sekuestruar nga SPAK.

Qyno tha se shpreson që Apeli të ndërgjegjësohet dhe t’i kthejë materialet e sekuestruara. Ai tregoi se gjatë marrjes në pyetje i është kërkuar që të tregojë burimin e informacionit të cilat i kishte publikuar në media.

Qyno: Të gjithë dokumentet që unë kam publikuar, jo dokumentet, por informacion të mbështetur në dokumentet zyrtare që nuk janë të klasifikuara sekret apo tepër sekret, që unë të isha në dijeni se çfarë informacion të klasifikuar që po publikoja, jam thirrur për tu njohur me një urdhër ndalim publikimi të informacion, më është kërkuar të jap deklarim si person që ka dijeni. Pas përfundimit të procedurës më është kërkuar të dorëzoja telefonat. Kam refuzuar ta bëj, e para dhe e dyta edhe pse më është kërkuar të tregoja burimin, nuk e kam pranuar. Në këtë kushte ka vijuar procedura duke nxjerrë vendimet e gjykatës që i kam kundërshtuar, edhe proces verbalet. Padyshim depërtimi i BKH apo SPAK në makinë, apo shtëpi, punë, por edhe në kontrollin fizik timin në SPAK, ishte një sjellje që s’më bëri të ndihesha mirë. Jam një gazetar që në vitin 2006 që mbuloj këtë prokurori, që mudn të përballem me një situatë të tillë. Kanë pezulluar të gjithë ka tim të punës. 

Mospublikimi i këtyre akteve hetimore që ata po ndjekin në këtë procedim penal për nxjerrjen e sekretit hetimor. Të shpresojmë dhe të shikojmë në ditët në vazhdim. Kam shpresa se është Apeli të ndërgjegjësohet dhe të shohë ligjin siç është dhe të më kthejë materialet e sekuestruara.

Gazetari Elton Qyno u mbajt për rreth 11 orë në ambientet e SPAK në 14 dhjetor, dhe me një urdhër nga GJKKO iu sekuestruan dy telefonat dhe iu kontrollua banesa. Gjatë marrjes në pyetje gazetarit iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore.

Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”./ ZËRI

Poll

MOS HUMB