
TIRANË- Gazetari Elton Qyno, i cili prej vitesh tashme mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit është thirrur në SPAK. Që prej 10:00 të paradites së sotme është duke u marrë në pyetje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Më konkretisht, po merret në pyetje me kërkesë të prokurorit Behar Dibra. Po ashtu, ka raportime se SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e gazetarit.
Lidhur me marrjen e tij në pyetje ka pasur edhe reagime të kolegëve të tij.
REAGIMET:
Arsen Rusta: SPAK prej 7 orësh po merr në pyetje një koleg gazetar, Elton Qynon. Spak po heton disa media për afera korrupsioni. Një gjë duhet ndarë mirë, gazetari ska detyrim ligjorë të tregojë burimin, e saksionuar në Kushtetutë vetëm kur cënohet siguria kombëtare! Por e kjo me kusht. Nqs keni prova për afera, korrupsion e çdo krim nga media e gazetari Jepni drejtim dhe Bravo Spak. Por sdo lirohesh po stregove burimin! Kjo JO nuk ndodh. Më mirë burgun se me tregu burimin!


Artan Hoxha: O shok më bëj konak që në drekë bashkë me dosjen e mesazheve në SKyECC dhe apartet celulare të Qynos kam kaluar Vermicën (kufiri i Kosovës)… Kohë qameti byrazer dhe s'kemi as pasaportë Republika e Kosovës, lëre pastaj USA.
-
Elton Qyno 11 orë në SPAK prej SkyECC?
13 Dhjetor, 20:45
Pra deri më tani dyshohet se është marrë në pyetje për dosjen Dumani, por ende nuk ka asnjë version zyrtar nga SPAK lidhur me marrjen në pyetje të gazetarit./ZËRI