
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga marrja në pyetje e gazetarit Elton Qyno, i cili ndodhet në SPAK që prej orës 11.00 të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve të "Dosja.al", gazetari Elton Qyno po mbahet në ambientet e Prokurisë së Posaçme pasi hetuesit po i kërkojnë që t'u tregojë burimet e informacioneve që merr në lidhje me aplikacionin "SKY ECC".
-
SPAK merr në pyetje gazetarin Elton Qyno
13 Dhjetor, 20:21
Me një vendim të gjyqtares Atalanta Zeqiri, gazetarit Qyno t'i kontrollohet banesa, zyra e tij pranë televizionit ku ai punon te "Ora Neës" si dhe telefoni personal. Po sipas Dosja.al, në vendim thuhet se Qyno ka nxjerr informacione që as SPAK nuk i ka dhe dyshohet se po i përdor ato për shantazh në favor të grupeve kriminale. Por ende nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar lidhur me marrjen në pyetje të gazetarit./ZËRI