Aktualitet

Përkeqësohet moti/ Drejtoria Detare apel të rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme Detare iu ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese që të kenë kujdes, ndërsa shprehet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do vijojnë të operojnë normalisht.

D.XH
Përkeqësohet moti/ Drejtoria Detare apel të
Dallge ne det

DURRËS- Kushtet e motit pritet që të përkeqësohen në vijim dhe ndaj Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë me një njoftim zyrtar të rëndësishëm. Drejtoria shprehet se drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit duhet që të kenë kujdes, teksa duhet që të marrin në konsideratë kushtet e motit.

Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se anijet e transportit ndërkombëtar detar do vijojnë që të operojnë normalisht, sipas destinacioneve.

Njoftimi i Drejtorisë ë Përgjithshme Detare:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datës 13.12.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datës 13.12.2023 duke filluar nga ora 08:30 datë 13.12.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATËS 13.12.2023.

????Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

????Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14.12.2023./ZËRI/

Poll

MOS HUMB