
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë dalë kundër marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për stregimin e emigrantëve afrikanë. Në njoftimin e publikuar, Gjykata Kushtetuese sqaron se duke qenë se padia është marrë në shqyrtim, kështu që do të pezullohet ratifikimi i marrëveshjes në seancën e nesërme plenare. Në një shkesë të firmosur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, seanca e parë lidhur me këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet më 18 janar të vitit të ardhshëm.
'Në datën 6 dhjetor 2023, 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kanë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për kontrollin e Kushtetushmërisë së protokollit të nënshkruar midis Këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë italiane "për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit". Grupi i deputetëve ka ngritur pretendime se nuk është respektuar procedura e negocimit dhe e nënshkrimit, pasi Protokolli i bashkëpunimit bën pjesë në ato kategori marrëveshjes që kërkojnë autorizimin e presidentit, pasi prek çështje të territorit dhe të të drejtave themelore. Po ashtu, ata kanë paraqitur edhe 3 kërkesa të njëjta për pezullimin e procedurave parlamentare për ratifikimin mbi shkakun se shqyrtimi dhe votimi i Protokollit është planifikuar nga Kuvendi për seancën e datës 14 dhjetor 2023. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 13 dhjetor 2023, vlerësoi se kërkesa plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë dhe vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. Shqyrtimi në seancë i çështjes pezullon automatikisht procedurat e ratifikimit në Kuvend të Protokollit të bashkëpunimit deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Duke mbajtur parasysh parashikimin e së njëjtës dispozitë ligjore që kërkon përfundimin e shqyrtimit të çështjes brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës, mbledhja e gjyqtarëve vendosi që seanca të zhvillohet më 18 janar 2024, ora 10.00,"-shkruhet në vendimin e marrë pas mbledhjes së gjytarëve.
Por para se të merrej vendimi, deputeti demokrat, Gazment Bardhi u ankua pwr faktin se Gjykata Kushtetuese ende nuk e kishte marrë vendimin për të kaluar në seancë gjyqësore kërkesën e firmosur nga 30 deputetët, të cilët e cilësojnë marrëveshjen me Italinë si antikushtetuese. Por disa orë pas reagimit të tij, GJK doli me vendimin e mësipërm.
Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./ZËRI