
TIRANË- ZËRI ka siguruar detaje të tjera lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës. Në dokumentin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është siguruar i gjithë letërkëmbimi elektronik mes Denisa Tollkuçit, punënjëse e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit me Marc Lappan, për inceneratorin e Tiranës. Komunikimet e Denisa Tollkuçit vazhdojnq me menaxherin e kompanisë në Holandë, të cilit i kërkon dokumentacionin e nevojshëm me ndryshimet e nevojshme ndryshimeve të tyre, futjen në lojë të Giuseppe Ciaffagliones me 100% të aksioneve. Po ashtu, në dosje, ka edhe një ndërhyrje nga Denisa ku kërkohet që duhet bërë marrëveshja për drejtorin e ri dhe drejtore e kompanisë në Holandë vendoset shtetasja Arjola Kodra, e cila rezulton edhe administratore e inceneratorit të Tiranës. Lappat i gjen një kandidat, i cili është Michael Martijn: që kërkon pagë 1500 euro në muaj (pa tvsh) dhe 6 muaj pagesë paraprake.
Këtu ndërhyn Zoto, të cilit Martijn i duket shumë i shtrenjtë. Gjithashtu në 29 dhjetor të 2017 sqarohet se kompania “Energy Recuperator SPA” është shitur.
"29.12.2017- Lappat ka bërë një përmbledhje të diskutimeve me Klodian Zoton: Nga diskutimi ynë kuptova se “Energy Recuperator spa” i shiti aksionet e tij në “Integreated Energy bv” firmës suaj “Integrated Technology Services”. “Paul ëurth Italia” parashikon të transferojë aksionerët e saj të “Integrated Technology Services” dhe 1 aksion të një fondacioni holandez do të krijohet, i cili do të mbajë këtë aksion vetëm me qëllimin që të shmangë përmendjen e “Integrated Technology Services” në regjistrin publik si aksioner i vetëm. Kjo do të ekzekutohet sapo ne, Residence CS të përfundojmë me sukses procedurën e pranimit të klientit tonë. Tarifat e shërbimeve tona ndaj një fondacioni të tillë zakonisht nuk i kalojnë 5000 euro në vit. Pasi kjo të jetë zbatuar, ne mund të diskutojmë dëshirën tuaj për të organizuar një hapësirë të dedikuar për zyrë dhe një avokat që të punojë disa orë ose javë. Ju lutem më njoftoni në rast se kam keqkuptuar dhe ju lutem nënshkruar të dyja marrëveshjet nëse jeni të kënaqur me përmbajtjen."
PJESË NGA DOSJA E ZËRIT:
24.03.2019- Klodian Zoto shkruan me Sevi Zani. Në këtë email është dërguar komunikimi që ka pasur Denisa Tollkuçi me shtetasin Fabrizio Strobino, përfaqësuesi i shoqërisë ‘Paul Ëurth’, ku Denisa ndër të tjera është përgjigjur: Në këtë moment aksioner i kompanisë është Giuseppe Ciaffaglione, i cili zotëron 100% të aksioneve. Tashmë i dini arsyet e transaksioneve.
13.07.2019- Mirel Mërtiri diskuton me shtetasin Klodian Zoto mbi fitimin që duhet të deklarojnë për shoqëritë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”.
06.10.2021- Marc Lappat në drejtim të adresës së plotë elektronike të shtetases Denisa Tollkuçi, ku për dijeni ka qenë edhe Klodian Zoto. Në këtë email gjenden disa komunikime, që fillojnë në datën 28.07.2021, midis shtetases Denisa Tollkuçi dhe Marc Lappat mbi kërkesën e Tollkuçit për të marrë pasqyrat financiare për vitet 2018,2019,2020 të shoqërisë “Geogenix BV”, të certifikuara nga Dhoma holandeze e Tregëtisë. Denisa Tollkuçi, së bashku me Lappat diskutojnë për zgjidhejen e kësaj situate.
16.08.2021, Lappat informon Tollkuçin që pasqyrat financiare të vitit 2020 nuk janë plotësuar dhe sqaron se mund të marrin një version online të ekstraktit, i cili përmban informacionin e kërkuar nga Tollkuçi por që ky version nuk mund të marrë vulë apostile. Po në datën 16.08.2021, Tollkuçi udhëzon Lappat që t’ia nisë atë ekstrakt.
17.08.2021, Lappat i shkruan Tollkuçit, ku i thotë që bashkëlidhur do të gjesh dokumentet.
26.05.2021- Tollkuçi i shkruan Lappat: Siç ua kam shpjeguar tashmë, ne kemi synimin të emetojmë edhe dy aksione të tjera pa të drejtë vote. Bashkangjitur do të gjeni dokumentet e Boldrocchi… Po ashtu Lappat e informon se noteri i ka kërkuar një sqarim të shkurtër të çmimit 1 euro për çdo aksion dhe një shpjegim se përse shoqëria “Boldrocchi srl” është për t’i treguar publikut dhe palëve të tjera, si bankat, që janë partner me disa shoqëri me emër të mirë, por kërkon miratim për këtë përgjigje. Ai informon edhe disa aftura të papaguara të noterit dhe ky i fundit do të ekzekutojë transaksionin vetëm nëse likujdohen të gjitha faturat, prandaj i kërkon Tollkuçit që të merret me këtë gjë.
10.06.2021- Tollkuçi i përgjigjet Lappat duke i thënë se ajo do të likujdojë faturat dhe do t’i dërgojë pagesat e tyre, si dhe i kërkon informacion mbi arsyen e përfshirjes së shoqërive që nuk kanë aksione me të drejtë vote në rezoluën e aksionerëve. E pyet nëse prokrura që ka nisur për shoqërinë “Boldrocchi srl” është e saktë, si dhe e informon mbi arsyen e përfshirjes së shoqërisë, ku shpjegon se shoqëritë që do të zotërojnë aksione pa të drejtë vote do të jenë shoqëri me emër të mirë dhe në të ardhmen do të prodhojnë pjesët kryesore të inceneratorit.
23.06.2021- Lappat i dërgon email Tollkuçit, ku i thotë që për pjesën e prokurorës e ka rikujtuar noterin. Ndërsa për rezolutën e aksionerëve, sqaron se noteri ka thënë që aksionerët pa të drejtë vote janë përmendur në rezolutë edhe pse nuk lejohen të votojnë, këta aksionerë kanë ende të drejtë që të marrin pjesë në mbledhjen e akionerëve. Po në këtë datë Tollkuçi i kërkon informacion si mund të gjejnë aksionerët për bankat dhe çështje të tjera dhe nënshkrimi i këtyre rezolutave nga aksionerët pa të drejtë vote do t’u shkaktojë shumë vonesa dhe kosto. Lappat i është përgjigjur Tollkuçit se do të pyesë noterin sesi mund të zgjidhet.
15.07.2021- Tollkuçi i dërgon Lappat email, ku i thotë që dokumentet që ka përgatitur noteri duhet të përditësohet pasi në ato dokumente gjendet emri i “drejtorit të vjetër”, si edhe të shihet nëse është e regjistruar adresa e re e shoqërisë. Gjithashtu i kërkon që të nënshkruajë nënshkrimin e Drejtorit B përpara se ai të shkojë me pushime. Në email e datës 15.17.2021, Lappat i shkruan Tollkuçit se drejtori i ri duhet si fillim të shkojë në noteri dhe nuk është i sigurtë që mund ta bëjë kërë përpara se të shkojë me pushime. Në lidhje sqaron se adresa nuk është regjistruar pasi nuk është paguar fatura.
18.08.2021- Tollkuçi i shkruan Lappat: I dashur Marc! Ju lutem ne kemi nevojë urgjente për informacionin nëse adresa e re e kompanisë është e regjistruar. Gjithashtu a mund të kemi draft dokumentet e përditësuara që ne të vazhdojmë me nënshkrimet e nevojshme dhe të finalizojmë emetimin e aksioneve të kompanisë “Boldrocchi srl” po pyet pse kjo procedurë ende nuk është finalizuar. Përshëndetje të përzemërta, Denisa!
19.08.2021- Lappat i shkruan Tollkuçit se adresa nuk ka ndryshuar pasi shtetasi Martijn Harper i ka plotësuar formularët gabim për këtë arsye Harper do t’i nënshkruajë përsëri formularët dhe pas kësaj do të organizojë nënshkrimin e dokumenteve për emetimin e aksioneve.
01.10.2021- Tollkuçi i shkruan Lappat: I dashur Marc! Ju lutemi na duhet informacion nëse adresa e re e kompanisë është regjistruar në regjistrin e biznesit. Gjithashtu a mund të kemi draft-dokumentet e përditësuara që të vazhdojmë me nënshkrimet e nevojshme dhe të finalizojmë emetimin e aksioneve. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk e kuptoj pse nuk më dërgohen draft-dokumentet e modifikuara.
12.10.2021- Lappat i shkruan Tollkuçi: Noteri më në fund idetifikohet Martijn si drejtor. Në parim, ne tani mund të vazhdojmë me emetimin e aksioneve por jus ë pari dëshironi të organizoni një drejtor të ri apo do të Hampson është ende në dispozicion për të nënshkruar?
12.10.2021- Denisa Tollkuçi i shkruan sërish Marc Lappat, ku për dijeni ka qenë edhe Klodian Zoto. Tollkuçi njofton Lappat që marrëveshja për drejtorin e ri është shumë urgjente. Në emailin e datës 12.10.2021, Tollkuçi e pyet shtetasin Lappat nëse është e mundur që të vendosin si Drejtor A të shoqërisë “GeogenixBV” shtetasen Arjola Kodra.
12.10.2021 në emailin e dërguar nga adresa e postës elektronike e Marc Lappat në drejtim të adresës së postës elektronike të Tollkuçit ku për dijeni Klodian Zoto, ku shkruan: Denisa, Klodian, bëra të pamundurën për të rregulluar një drejtor të ri A, dhe ai sapo konfirmoi përmes Michael Martijn: 1500 euro në muaj (pa tvsh) dhe 6 muaj pagesë paraprake. Ai jeton në Amsterdam dhe sapo mora të dhënat e tij duke më lejuar të përgatis të gjitha dokumentet. Javën e ardhme ai nuk është në dispozicion për të nënshkruar kështu që unë jam duke u përpjekur të rregullojë nënshkrimet dhe letrat e tij këtë javë. Nuk do të ishte më mirë ta anuloni këtë tani papritmas, por sigurisht varet nga ju. Ju lutem më tregoni se si dëshironi që të vazhdoni.
12.10.2021- Klodian Zoto i shkruan Lappat: Në këtë moment është e pamundur pagesa e 6 muajve përpara sa të zgjidhet situata me Hampson. Maksimumi që mund të bëjmë është 2-3 muaj.
12.10.2021- Lappat i shkruan Klodian Zoto dhe për dijeni shtetasit Tollkuçi: Përshendetje Klodian dhe Denisa, të bashkangjitura janë dokumentet për dorëheqjen e Hampson dhe emërimin e Dormio si drejtor A. Nëse jeni dakord, a mundeni të nënshkruani këtë nga Ciaffaglione dhe të më dërgoni kopje të skanimit? Ju lutemi mos shkruani datat.
14.12.2021- Tollkuçi i shkruan Lappat ku për dijeni është edhe Klodian Zotos. Tollkuçi: I dashur Marc. Shpresoj se ju jeni mirë. Ne duam të regjistrojmë një punonjës të ri në Geogenix. Ju lutem mund të na informoni për procedurën?
29.12.2017- Lappat ka bërë një përmbledhje të diskutimeve me Klodian Zoton: Nga diskutimi ynë kuptova se “Energy Recuperator spa” i shiti aksionet e tij në “Integreated Energy bv” firmës suaj “Integrated Technology Services”. “Paul ëurth Italia” parashikon të transferojë aksionerët e saj të “Integrated Technology Services” dhe 1 aksion të një fondacioni holandez do të krijohet, i cili do të mbajë këtë aksion vetëm me qëllimin që të shmangë përmendjen e “Integrated Technology Services” në regjistrin publik si aksioner i vetëm. Kjo do të ekzekutohet sapo ne, Residence CS të përfundojmë me sukses procedurën e pranimit të klientit tonë. Tarifat e shërbimeve tona ndaj një fondacioni të tillë zakonisht nuk i kalojnë 5000 euro në vit. Pasi kjo të jetë zbatuar, ne mund të diskutojmë dëshirën tuaj për të organizuar një hapësirë të dedikuar për zyrë dhe një avokat që të punojë disa orë ose javë. Ju lutem më njoftoni në rast se kam keqkuptuar dhe ju lutem nënshkruar të dyja marrëveshjet nëse jeni të kënaqur me përmbajtjen./ZËRI