Aktualitet

Ortakët armiq/ Shkëndija e sherrit Zoto-Mërtiri lindi për financën, zbardhet EMAIL-i: Mos më hidhni hi syve

Në dosjen e siguruar nga ZËRI, në emailet që shkëmbejnë me njëri-tjetrin, Mërtiri shqetësohet nga një lëvizje që ka bërë Zoto në bashkëpunim me grupin e financës.

k.m.
Ortakët armiq/ Shkëndija e sherrit Zoto-Mërtiri lindi për
Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto

TIRANË- ZËRI ka zbardhur detaje nga dosja e inceneratorit të Tiranës, ku shënohet edhe një krisje mes dy ortakëve, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, në emailet që shkëmbejnë me njëri-tjetrin, Mërtiri shqetësohet nga një lëvizje që ka bërë Zoto në bashkëpunim me grupin e financës, ndaj edhe i kërkon që të mos ndodhë më pasi detyrat i kanë ndarë qartë me njëri-tjetrin. Nga ajo që shkruan, duket se Mërtiri është shqetësuar se Zoto i ka tejkaluar kompetencat që vetë i kishte dhënë. Në përgjigje, Zoto i pranon fajin dhe i kërkon ndjesë.

-Email i datës 07.09.2018, Mirel Mërtiri i shkruan Klodian Zotos: Klod mirëmëngjes! Në attachment do të gjesh të gjithë debitorët që ne kemi si grup. Do të veresh që ka patur edhe shumë prioritete të tjera për t’u paguar të cilat janë lënë komplet në hije. Të lutem nuk dua të më ndërhysh më në listën e pagesave si veprove këtë herë me gocat. E kemi bërë qindra herë këtë bisedë dhe përsëri me këtë stilin tënd të veçantë vazhdon që të dalësh atje ku do. Vëlla herë tjetër nëse ke prioritete mi thuaj dhe s’ke punë me listën. Përse jam rrugëve s’do të thotë që s’kam përparësi në ecurinë e punëve apo mbarëvajtjen. Unë s’jam aty por s’mund të lejoj që financa (e përpunuar nga ty) të më hedhë hi syve me miratimin tënd. Kjo të lutem nuk dua të ndodhë më. Bashkë i kemi ndarë detyrat, mund të diskutojmë për çdo gjë por jo të përpunojmë njeri-tjetrin se unë nuk e bëj kurrë. TË LUTEM MOS më vë më në një siklet të tillë. Financa është zyrë më vete dhe duhet të jetë transparente si për ty edhe për mua. Mos më vër më në siklet TË LUTEM.

 

Bashkëlidhur me formatin “Exel” gjendet një dokument i emërtuar “Analitike furnitorë xlsx”, ku në secilën faqe të exelit ndodhen disa tabela që në kokën e tyre kanë shënuara “nr” “furnitori” “balanca papaguar në all” “balanca papaguar euro” ”përshkrimi”. Secila nga tabelat shkruan: Albtek; IEBV; ITËASTE; ITS; Artemis; CGC; Miklo; SE; Zoto cons.

Klodian Zoto më 7.09.2018 i përgjigjet Mirel Mërtirit duke i shkruar: Mirëmëngjes, të më falësh. Sinqerisht të siguroj që nuk do të ndodhë më ndërhyrja për sa thua ti. Besoj se nuk do të kemi më nevojë për ta bërë këtë diskutim dhe nuk do përpunoj më njeri. Dhe njëherë të kërkoj falje. Ditë të mbarë dhe nbsp.

Mirel Mërtiri i përgjigjet: Faleminderit zemra!/ZËRI

Poll

MOS HUMB