Aktualitet

Dosja "Ish-kompleksi Partizani"/ Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK

Bektashi është parë teksa futet në ambientet e SPAK dhe kjo është hera e katërt që ai paraqitet që prej vendosjes së masës së sigurisë nga GJKKO.

f.t
Dosja "Ish-kompleksi Partizani"/ Fatmir Bektashi paraqitet në
Fatmir Bektashi

TIRANË- Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK të hënën e 18 dhjetorit, në zbatim të vendimit për aferën e Partizanit. Ndaj Bektashit është dhënë masa detyrim paraqitjeje dhe bllokim të pasaportës, e njëjta masë që është dhënë edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Bektashi është parë teksa futet në ambientet e SPAK dhe kjo është hera e katërt që ai paraqitet që prej vendosjes së masës së sigurisë nga GJKKO. Ndryshe nga ndërtuesi ish-kryeminstri Sali Berisha ka shkelur sërish vendimin e gjykatës dhe nuk është paraqitur për herë të katërt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Sipas gjykatës Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3 të çdo muaj në SPAK, para OPGJ.

Sipas SPAK, Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezi për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh. /ZËRI

Poll

MOS HUMB