Aktualitet

Plagosja e tre grekëve në Athinë, arrestohet një nga shqiptarët

Autori është ende në arrati.

f.t
Plagosja e tre grekëve në Athinë, arrestohet një nga
foto ilustruese

GREQI- Policia ka vënë në pranga një nga shqiptarët që qëlluan me armë tre grekët para një lokali në orët e para të mëngjesit në një zonë të quajtur Gazi në Athinë. Sipas burimeve për mediat vendase, në pranga është vendosur një 33-vjeçar nën akuzat për bashkëpunim në tentativë për vrasje. Autori është ende në arrati.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë shqiptarë e kishin marrë automjetin me qira. Policia greke është ngritur në këmbë për kapjen e autorit shqiptar, i cili konsiderohet si person të rrezikshmërisë së lartë, si pasojë e historisë së shkuar kriminale. Autorët mësohet se janë të përfshirë me rrjetet kriminale që operojnë në një zonën të gjerë, dhe gjithashtu njihen si pjesë e bandës kriminale "Luanët".

Burime për enikos.gr bëjnë me dije se edhe xhipi i dy autorëve është lokalizuar dhe është dërguar në Drejtorinë e Hetimeve Penale për t'u kqyrur për gjetjen e ndonjë prove që do të ndihmojë në hetimin.

Ndërkohë dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë nga plumbat. Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar./ ZËRI

Poll

MOS HUMB