Aktualitet

Flet nëna e dy motrave në Berat: Vajza ime e lidhur me kushëririn e parë! Gënjeu, nuk u përdhunuan

Ajo ka deklaruar se të bijën nuk e kanë përdhunuar.

f.t
Flet nëna e dy motrave në Berat: Vajza ime e lidhur me kushëririn
Rudina Jashari

BERAT- Një ngjarje e rëndë u raportua pak ditë më parë në Berat, ku dy motra ishin përdhunuar nga dy të rinj. Ardit Nanon dhe Andon Shoshari u arrestuan pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 motrat njëra-19 vjeçe dhe një të mitur 16-vjeçe.

Si duket e vërteta qëndron ndryshe dhe detajet e reja nga ngjarja janë tronditëse. Mamaja e vajzave ka rrëfyer një version tjetër, i cili ndryshon komplet rrjedhën e ngjarjes.

Nëna e vajzave Rudina Jashari, ka folur për Euronews Albania, duke thënë se vajza e saj nuk është përdhunuar. Nëna deklaron se vajza e saj 16-vjeçare ka qenë e lidhur prej dy vitesh me njërin nga përdhunuesit e akuzuar, 20-vjeçarin Andon Shoshari të cilin e ka edhe kushëri të parë, djalë halle. Ajo ka deklaruar se të bijën nuk e kanë përdhunuar.

Ndër të tjera nëna ka treguar se para dy vitesh ka qenë e lidhur me Andon Shesharin, me të cilin janë dhe kushërinj të parë, duke theksuar se tashmë e mitura është ndarë me këtë të fundit dhe është martuar me një tjetër prej pak kohësh. Jashari ka akuzuar njerëzit e burrit të vajzës në lidhje me ngjarjen, duke thënë se kunata dhe kunati e kanë futur në këtë mesele.

“Vajza ime ka pasur një lidhje me Andon Shesharin, para dy vitesh. Vajza ime u martua më pas te Embra Kovaçi. Për shkak të xhelozisë ka pasur shtyrje. Problemet ka pasur vetëm nga ata. Mamaja e Andonit dhe burri im janë vëlla e motër. Po kanë qenë të lidhur para dy vitesh, vajza ime me Andon Shesharin. Vajza ime është e martuar prej 1 muaj e gjysmë. Çunat nuk kanë faj. Ato e shtynë gocën time që të flasë këto fjalë. Unë vajzën time nuk e dua në atë shtëpi. E kanë shtyrë kunata dhe kunati. Janë xhelozë. Unë çunat i dua jashtë burgut. Nuk e kanë ngacmuar dhe nuk e kanë përdhunuar. Janë gënjeshtra. Nuk kam mundur të flasë me vajzën time, nuk e lënë ata. Unë dua të pyes dhe vajzën se çfarë ka ndodhur. Vajza u nda nga Andoni se nuk e lashë unë, janë kushërinj të parë. Ka qenë kunati që ka bërë denoncimin", theksoi ajo.

Abuzimi seksual dyshohet se ka ndodhur në datën 7 Dhjetor. Kallëzimi në polici është bërë nga burri i njërës prej tyre, dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë për disa ditë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB