Aktualitet

Falsifikonte karta ID dhe merrte kredi, kapet i riu mashtrues

Një 21-vjeçar është vendosur në pranga pasi është zbuluar se kishte nisur që mashtronte institucionet financiare përmes dokumenteve të falsifikuara.

k.m.
Falsifikonte karta ID dhe merrte kredi, kapet i riu mashtrues
Pamje nga videoja

TIRANË- Pas disa javësh hetime, në Tiranë është zbuluar një skemë mashtrimi nëpërmjet kredive. Një 21-vjeçar është vendosur në pranga pasi është zbuluar se kishte nisur që mashtronte institucionet financiare përmes dokumenteve të falsifikuara. I riu, i identifikuar me inicialet S. M., ka falsifikuar karta identiteti, duke përdorur foton e tij me të dhëna personale të personave të tjerë. Mjetet e identifikimit i përdorte për të aplikuar për kredi në shuma nga 1000-3400 euro. Deri më tani janë dokumentuar 9 raste mashtrimi, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe shumë të tjera.

NJOFTIMI I POLICISË:


Tiranë

Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni policor i koduar “”. Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. Dokumentohen 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false. Sekuestrohen 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB