Aktualitet

Parku fotovoltaik në Libohovë/ Sekuestrohen 122 ha tokë, iu mor pronarëve me dokumente false! Arrestohet inxhinieri

Pas hetimeve të të Prorkurorisë së Gjiorakastrës rezultoi se J.N sëbashku me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”.

k.m.
Parku fotovoltaik në Libohovë/ Sekuestrohen 122 ha tokë, iu mor
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar J.N, me profesion inxhinier, pasi akuzohet se në bashkëpunim me ish-kreun e Kadastrës në Gjirokastër, Florian Taçi dhe ish-topografin e Kadastrës, Alban Memishaj kanë falsifikuar dokumente. Më konkretisht, të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përpiluar plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash me licenca të falsifikuara.

Në njoftimin e shpërndarë sot nga Prokuroria e Gjirokastrës, këto licensa janë përdorur pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Gjirokastër, (ASHK-Gjirokastër), por edhe në Drejtorinë e Kadastrës në Tiranë. Një nga këto plane ishte dhe përpilimi i dokumenteve që do të çonte qeverinë në firmosjen e dhënies me qira të 122 hektarë kullotë subjektit “FAETHON”, sh.p.k.” për ndërtimin e një parku fotovoltaik në “Stojan” të Libohovës, edhe pse toka kishte pronarë.

Lidhur me këtë projekt, më 14 shkurt 2024 qeveria kishte miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërtimin e centralit. Kjo pjesë toke tashmë është vendosur në sekuestro-preventive. Ndërkohë që kontrolle janë ushtruar edhe në zyrat e kompanisë “FAETHON” në Tiranë, ku edhe është bërë sekuestrimi i dokumenteve të licensës dhe të ndërtimit të parkut fotofoltaik.

Po kush është kompania greke “FAETHON”, sh.p.k.”?

Parku fotovoltaik në Libohovë/ Sekuestrohen 122 ha tokë, iu mor

Kompania është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 12 korrik 2022. Objekt i veprimtarisë së shoqërisë është prodhimi i energjisë së rinovueshme, nëpërmjet metodës dhe teknogjisë fotovoltaike, si dhe metodave të tjera duke përfshirë prodhimin e energjisë nga uji, era, etj. Administratorë janë shtetasit grekë: Ioannis Tamaresis; Georgios Spyrous; Dimitrios Marras. “Faethon" në Tiranë rezulton me adresë Tiranë, Rruga "Murat Toptani".

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM GJIROKASTËR

I akuzuar për falsifikim të dokumenteve më shumë se një herë, Prokuroria Gjirokastër arreston shtetasin J.N. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në vijim të hetimeve të procedimit penal Nr. 51 të vitit 2024, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ekzekutoi masën e sigurimit “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasit J.N, si person i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi, gjithashtu, u ekzekutua vendimi i gjykatës për vendosjen nën sekuestro preventive të një sipërfaqeje 122 (njëqind e njëzet e dy) hektar kullotë, me vendndodhje në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, e regjistruar në shkelje të ligjit nga shtetasi F.T, ish-drejtues i ASHK Gjirokastër, me qëllim favorizimin e subjektit “F”, për marrjen me qira të kësaj sipërfaqeje për 98 vjet për ndërtimin e një parku fotovoltaik, duke cenuar të drejtat e pronësisë së disa shtetasve. Për këtë qëllim u ushtrua kontroll në zyrat e subjektit “F” në qytetin e Tiranës, ku u bë e mundur sekuestrimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik./ZËRI

Poll

MOS HUMB