Aktualitet

Fitoi garën për të qenë në Prokurorinë e Posaçme, pse Ndini Tavani u refuzua në SPAK? Kush do të zgjidhet në vendin e tij

Nuk dihet ende se pse kandidatura e Ndini Tavanit është refuzuar për t’u bërë pjesë e SPAK, edhe pse më herët ai kishte rezultuar fitues në garën e shpallur nga KLP

E.K
Fitoi garën për të qenë në Prokurorinë e
Bledar Maksuti dhe Ndini Tavani

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të mblidhet nesër (e mërkurë, 31 Korrik), ku pritet të marrë vendimin për të pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i cili u arrestua mëngjesin e djeshëm me urdhër të SPAK. Zarka ra në pranga pasi emri i tij rezultoi në përgjimet e SPAK, si pjesë e komunikimeve në SKY ECC, teksa bënte përpjekje dhe ushtronte ndikim të paligjshëm për të mbyllur një dosje hetimore.

Në rendin e ditës, janë gjithashtu dhe emërimet e disa prokurorëve të rinj në SPAK. Në mbledhjen e nesërme pritet që të emërohet si prokurore në SPAK, Arta Jella si dhe Bledar Maskuti, edhe pse ky i fundit nuk ka qenë pjesë e listës fituese që është caktuar më herët në KLP. Për rrethana që nuk dihen, edhe pse u shpall fitues në garën e mëparshme, prokurori Ndini Tavani nuk do të bëhet pjesë e SPAK. Në njoftimin e KLP mbi rendin e ditës thuhet se do të merret vendimi për moscaktimin e tij si anëtar në Prokurorinë e Posaçme.

NJOFTIMI PËR MBLEDHJEN

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programet EU4JUSTICE dhe OPDAT. Media si gjithmonë është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

1. Diskutimi / miratimi i projektaktit "Për emërimin në detyrë si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zonjës Anita Jella";

2. Diskutimi / miratimi i projektaktit "Për moscaktimin në detyrë si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zotit Ndini Tavani";

3. Diskutimi / miratimi i projektaktit "Për emërimin në detyrë si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zotit Bledar Maksuti";

4. Diskutimi/miratimi

Tavani deri tani ka mbajtur detyrën si prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Ai ka përfunduar studimet për drejtësi dhe ka ushtruar profesionin e avokatit në vitet 2003-2004. Më pas, ai ka vazhduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe pas vitit 2007 ka ushtruar funksionin e prokurorit në Durrës, Vlorë dhe Tiranë.

Më herët ai u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

KPK, vendosi me shumicë votash të shkarkojë Tavanin më 11 tetor 2019, pasi sipas dy anëtarëve të Komisionit u evidentuan hetime të paplota dhe probleme për pasurinë.

Por ky vendim u rrëzua me pas nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), i cili vendosi unanimisht të rikthejë në detyrë prokurorin Ndini Tavani.

Edhe Bledar Maksuti ishte shkarkuar nga detyrë nga KPK me pretendimin se nuk arrinte të provonte të ardhurat dhe asetet e krijuara nga babai i tij i ndjerë, por u rikthye në detyrë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008. /ZËRI

Poll

MOS HUMB