Aktualitet

Situata nga zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 13 vatra zjarri, situata më problematike në veri

20 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 13 janë shuar, njofton Ministria e Mbrojtjes.

I.F
Situata nga zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 13 vatra zjarri,
Zjarri në Shëngjin

SHQIPËRI- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat për situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas informacioneve bëhet me dije se janë raportuar 20 vatra zjarri, ku 13 prej tyre janë shuar, ndërsa 7 janë ende aktive. Mes vatrave aktive, është edhe fusha e mbetjeve në Vlorë, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit.

Situata më problematike është në veri, ku zjarri në fshatin Mal-Shëngjin, u përhap gjatë natës ku rrezikoi banesat dhe bizneset. Edhe pas ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pa mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuar sërish në disa zona të malit.

“Në 24 orët e fundit ka vijuar pa ndërprerje puna për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit. Janë shuar 13 vatra zjarri nga 20 të evidentuara në 24 orët e fundit, mes tyre edhe zjarri në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.

Por vijojnë të jenë aktive sot zjarret në:

Fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, I cili është izoluar plotësisht në kufi me bashkinë Has dhe vijon aktive me intesitet të ulët në veri të lagjes Hajdarmataj. Strukurat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura po vijojnë operacionin në atë zonë. Por punohet për shuarjen e vatrës në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës. Zjarri ka intensitet të ulët dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Zjarri në fshatin Mal-Shëngjin, bashkia Lezhë, i cili është aktiv prej disa ditësh ditesh, pasditen e djeshme u përhap menjëherë duke vënë në rrezik

bizneset dhe zonat e banuara. Pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur shmangia e rrezikut për qytetarët.

Sot vijon operacioni nga toka dhe ajri.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan, ku janë angazhuar në aksion strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Puna Po vijon edhe në dy vatra të tjera, në kodrat e ligenit të Viroit, në Gjirokastër dhe fshatin Lozhan, bashkia Maliq”, njofton Ministria e Mbrojtjes. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB