
DURRËS- Plagosje me thikë në Durrës. Raportohet se të plagosur kanë mbetur dy vëllezërit, e identifikuar me inicialet M.B, 38 vjeç dhe K.B, 35 vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia ka bërë të mundur identifikimin e një prej autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak. Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rasti./ZËRI