SHKODËR- Pas atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme Shkodrën, drejt fshatit Grudë të Re janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Të plagosurit janë Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij 30 vjeç Gjon Nika. Të dy ndodhen në spital. Gjatë kontrollit të zonës në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët./ZËRI