
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e dy personave mbrëmjen e sotme në Shkodër. Autorët të cilët dyshohet se janë dy kanë qëlluar me kallashnikov drejt mjetit ku ndodhej Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë, kunati i tij 30 vjeç Gjon Nika dhe një person tjetër. Nga breshëria e armës, mjeti i të plagosurve ka shpërthyer në flakë. Autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në fshatin Grudë të Re, afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën këqyrjen e tyre për identifikimin e autorëve. Nga të dhënat paraprake u ngritën dyshime se mjeti i djegur tip "Renault" i përkiste autorëve, por hetimet në vendin e ngjarjes zbuluan se është i dy të plagosurve. Mjeti ka shpërthyer në flakë si pasojë e breshërisë së armës tip kallashnikov. /ZËRI