
foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët në Ferizaj, Kosovë, ku një vajzë e mitur nga Shqipëria është sulmuar seksualisht nga babai i saj. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur më 14 nëntor, ku babë e bijë ndodheshin në Kosovë.
Ka qenë vetë e mitura e cila ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga babai i saj. Ndërkohë pas denoncimit, babai i vajzës ndodhet në arrati dhe policia po punon për arrestimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Viktima femër shtetase e Shqipërisë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime.
Poll