Aktualitet

Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon Breçani i këputi këmbën vajzës në Tiranë dhe ia hodhi 'paq'

Më 10 qershor 2021, djali i vogël i Erzen Breçanit, shkaktoi një aksident fatal. Ai përplasi 24-vjeçaren Xhesina Gega me një makinë  “Mercedez Benz”, lloji AMG, me targa “AA 888 XX” në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë dhe u largua me shpejtësi. Vajza, e cila ndodhej edhe vetëm, pasi familjen e kishte në Greqi, përfundoi në spitalin e Traumës ku humbi edhe njërën këmbë. 

f.g
Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon
Jehon Breçani, djali i vogël i Erzen Breçanit

TIRANE- Eralbi Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçani është sot në kërkim nga Policia, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. I ati, tashmë është i arrestuar dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nga ku do të kalojë në paraburgim. Ish-numri 1 i Policisë dhe një nga emrat kryesorë të uniformave blu sot është pas hekurave dhe pritet të sqarojë dijeninë e tij mbi akuzat e SPAK. 

Por në fakt, babë e bir nuk janë dy emrat e vetëm të familjes që akuzohen për vepra të rënda penale. ZËRI rikthen sot një ngjarje të rëndë, e ndodhur në vitin 2021, por çuditërisht e mbyllur dhe e harruar dhe pa asnjë të dënuar. 

Më 10 qershor 2021, djali i vogël i Erzen Breçanit, Jehon Breçani shkaktoi një aksident fatal. Ai përplasi 24-vjeçaren Xhesina Gega me një makinë  “Mercedez Benz”, lloji AMG, me targa “AA 888 XX” në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë dhe u largua me shpejtësi. Vajza, e cila ndodhej edhe vetëm, pasi familjen e kishte në Greqi, përfundoi në spitalin e Traumës ku humbi edhe njërën këmbë. 

Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon
Pamje nga vendngjarja, viti 2021

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", që i jepte me shpejtësi duke e përplasur të renë dhe duke i këputur njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra. Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon
Story i Jehon Breçanit, para aksidentit

Shpejtësia tej norma e Jehonit, 19 vjeç, ishte edhe shkaku i aksidentit. 

Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon
Makina luksoze dhe postimi

Por çfarë ndodhi më pas? Policia e arrestoi të riun, ai doli në gjykatë, qendroi 2 javë në arrest me burg dhe më pas, Gjykata e Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkonte arrest me burg dhe jo "arrest shtëpie", ai ia doli të dalë pa lagur nga kjo histori.

"Rezulton se nga faktet e mbledhura, dëmtimet e shkaktuara ndaj viktimës që në momentin e parë të ngjarjes kanë qenë tepër të rënda, çka ka bërë të detyrueshëm dërgimin e saj në Spitalin e Traumës, ndërkohë që, është konstatuar po ashtu se si pasojë e përplasjes së fortë, e reja e aksidentuar ka humbur njërën nga gjymtyrët e poshtëm, duke i shkaktuar gjymtin të përhershëm në masën 1/3-n e aftësisë së përgjithshme.

Referuar rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i mjetit nuk ka qenë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Kjo vepër penale për të cilën akuzohet 19-vjeçari konsiderohet e një rrezikshmërie të lartë, dhe dispozitat përkatëse ligjore përcaktojnë burgimin nga 1 deri në 5 vjet."-arsyetonte Prokuroria në kërkesën drejtuar gjykatës. Por kërkesa u rrëzua dhe Jehon Breçani rifitoi lirinë. 

A pati një tentativë për ta favorizuar djalin e ish-drejtorit të Policisë? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por e dyshimtë është nëse gjykata do të ishte treguar po kaq bujare nëse në kafaz do të ishte një njeri pa ndikim. /ZËRI

Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon
Pozat me makina të shtrenjta

 

Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon
Pozat me makina të shtrenjta
Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon
Dedan Gjoni, Ervin Mata dhe Erzen Brecani
Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon
Erzen Breçani
Poll

MOS HUMB