
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në Laprakë. Sipas raportimeve të Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.50, në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë, (në rrugë). Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Pronari i biznesit ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide kontrete kush mund të jenë autorët, por dyshimet i ka hedhur te konkurenca ose ndonjë klient i pakënaqur.
Paraprakisht mësohet se lënda plasëse është hedhur nga makina dhe më pas autori është larguar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit./Zëri.ai
Poll