KRUJË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shkatërruar 3 furra artizanale të gëlqeres në zonën Krastë të Krujës. Sipas njoftimit, në këto furra digjeshin goma dhe mbetje plastike.
Ndërhyrja e IKMT-së ka ardhur pas një ankese të mbërritur në institucion, e cila më pas, është verifikuar nga strukturat përgjegjëse. IKMT bën me dije se rasti është referuar në Policinë e Shtetit për dentifikimin e personave përgjegjës.
"Tre furra artizanale të gëlqeres ku digjeshin goma dhe mbetje plastike në Krastë të Krujës u shkatërruan nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Pas një ankese të mbërritur në institucion, u kryen verifikimet e nevojshme, u shëmben strukturat e furrave dhe rasti ju referua Policisë së Shtetit për identifikimin e kundravajtësve", njofton IKMT.