Aktualitet

"Pse i shkruan motrës në Instagram"/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim (EMRI)

Sipas burimeve, 19-vjeçari Alesio Basha, dyshohet se është zënë në pritë pranë banesës së tij, ku autorët e kanë goditur me sende të forta dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

zh.ll
"Pse i shkruan motrës në Instagram"/ Vëllezërit i
foto ilustruese

KRUJË- Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pasi efektivi kishte përfunduar turnin e dytë të punës.

Sipas burimeve, 19-vjeçari Alesio Basha, dyshohet se është zënë në pritë pranë banesës së tij, ku autorët e kanë goditur me sende të forta, shkopa bejsbolli dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake, të dyshuar si autorë të ngjarjes janë vëllezërit e një vajze nën 18-vjeç, me të cilën polici dyshohet se kishte komunikuar në rrjetin social “Instagram”. Dyshohet se vëllezërit nuk e kanë pranuar këtë komunikim dhe si pasojë kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit.

Efektivi, i cili kishte vetëm rreth një muaj që kishte nisur punën në Komisariatin e Krujës, mësohet se ka deklaruar se nuk kishte konflikte me persona të tjerë.

Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet për zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Ndërkohë që mësohet se përmes kamerave të sigurisë, ka identifikuar automjetin me të cilin lëviznin të dyshuarit./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB