Aktualitet

'Digjet' vendi! Zjarr në zonën e Tales në Lezhë dhe në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve

Një vatër zjarri është regjistruar edhe në Fier duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të thatë në zonën e lagjes Drizë, pas ish-Azotikut. 

F.I
'Digjet' vendi! Zjarr në zonën e Tales në Lezhë
PAMJE NGA NGJARJA

FIER-Zjarret kanë filluar të jenë një problem në vend teksa temperaturat e larta kanë prekur vendin. Një tjetër vatër zjarri i është shfaqur në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Flakët janë të favorizuara nga era e fortë, ku janë përhapur me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare, duke djegur një sipërfaqe që shtrihet nga rreth 500 metra deri në afërsisht 1 kilometër.

Në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Prania e kënetave mes plazhit dhe zonës së përfshirë nga flakët e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës së zjarrit. Pranë zonës së prekur ndodhen edhe disa struktura turistike dhe shërbimi.

Një vatër zjarri është regjistruar edhe në Fier duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të thatë në zonën e lagjes Drizë, pas ish-Azotikut. Sipas banorëve të zonës së Drizës, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë që fryn në këto momente, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen për izolimin e tyre. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një informacion zyrtar nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB