PAMJE NGA VENDNGJARJA
KORÇË-Një plagosje me sëpatë është regjistruar në lagjen nr. 1 të Korçës. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit të ndodhur një natë më parë, i cili ka vijuar dhe sot.
I plagosuri është transportuar në spital, ku sipas mjekëve ka marrë dëmtime në shpatull. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në Polici, ndërsa një njoftim zyrtar pritet nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Poll