Aktualitet

Alarm te Gjykata e Tiranës! Protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore, ndërhyn ndihma e shpejtë

Një nga qytetarët e arrestuar, i cili vuan nga epilepsia ka shfaqur probleme shëndetësore dhe një autoambulancë ka hyrë me urgjencë në oborrin e gjykatës.

F.I
Alarm te Gjykata e Tiranës! Protestuesi me epilepsi shfaq probleme
pamje nga gjykata

TIRANË-Po zhvillohet në këto momenti gjyqi për 21 të arrestuarit, pas tensioneve me policinë dhe deputetët në protestën e të enjtes së kaluar para parlamentit. Një nga qytetarët e arrestuar, i cili vuan nga epilepsia ka shfaqur probleme shëndetësore dhe një autoambulancë ka hyrë me urgjencë në oborrin e gjykatës.

Sipas Avokatit të Popullit, qytetari ka pësuar disa kriza shëndetësore për shkak të sëmundjes nga e cila vuan, çka e bën të rrezikshëm qëndrimin e tij në qeli. Për këtë arsye, i kërkohet Prokurorisë dhe Gjykatës të rishikojnë menjëherë masën e sigurisë dhe ta zëvendësojnë me një masë të përshtatshme për gjendjen e tij shëndetësore.

Protestuesit e arrestuar akuzohen për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Prokuroria kishte kërkuar fillimisht masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për të gjithë të arrestuarit. Megjithatë, pas paraqitjes së provave shtesë gjatë ditës së sotme, organi i akuzës ka ndryshuar qëndrimin për tre prej tyre, duke kërkuar caktimin e masës "arrest me burg".

/ZËRI

Poll

MOS HUMB