Aktualitet

Në kërkim për vrasje, arrestohet në Greqi 58-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

Kapllanaj akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

F.I
Në kërkim për vrasje, arrestohet në Greqi 58-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Një 58-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, është arrestuar një ditë më parë (4 korrik) në Greqi. Bëhet fjalë për Albert Kapllanaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e ka dënuar me 14 vjet burgim.

Kapllanaj akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ndodhi në vitin 1999, ku gjatë një konflikti për motive të ndryshme me tre të tjerë, Kapllanaj ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë e të shtënave humbi jetën shtetasi me inicialet A. F., ndërsa dy familjarë të tij mbetën të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, u bë kapja në Greqi dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i shtetasit Albert Kapllanaj, 58 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 27.06.2013, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 6 vjet burgim.

Në vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një konflikti për motive, me 3 shtetas, ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tyre. Nga të shtënat ka humbur jetën shtetasi A. F. dhe janë plagosur 2 familjarët e tij.

Poll

MOS HUMB