TIRANË-Mbrëmjen e 4 korrikut pas tubimit paqësor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta u zhvendos në Komisariatin numër 3 të kryeqytetit. Gjatë qëndrimit para komisariatit, situata u tensionua pasi një prej protestuesve, i maskuar ka goditur me shkop xhamat e godinës, duke i thyer ato.
Grupi i protestuesve gjuajti me gura drejt godinës së Komisariatit, ku pas këtij momenti, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë ndaj protestuesve. Kanë nisur hetimet për identifikimin e protestuesve të dhunshëm, teksa priten arrestime të tjera.
Ndërkohë vetë qytetarët kanë mohuar të kenë lidhje me incidentin, ku sqarojnë se aktet e dhunshme u kryen nga katër individë të cilët nuk kishin asnjë lidhje me tubimin popullor, por ishin të infiltruar nga forca politike që u ndien të kërcënuara nga përmasat e kësaj proteste./ZËRI