Aktualitet

Gjithçka 'shkrumb e hi'! U vihet flaka 5 kamionëve në një gurore në Kurbin

Dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

F.I
Gjithçka 'shkrumb e hi'! U vihet flaka 5 kamionëve në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KURBIN-Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një gurore në fshatin Shpërdhet, ku si pasojë e flakëve pesë kamionë janë shkrumbuar plotësisht. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 4 korrikut. Dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar. Kallëzimi është bërë nga vetë pronari i gurores, ndërsa Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A.,  ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Poll

MOS HUMB