Aktualitet

Mes kështjellës luksoze, dalin pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepi, koka e kartelit 'Bello' mes arit dhe tufave me euro

Në momentin e arrestimit të shumëkërkuarit shqiptar i janë gjetur dhe një sasi e madhe parash, bizhuteri dhe armë.

E.K
Mes kështjellës luksoze, dalin pamjet e arrestimit të Dritan
Arrestimi i Dritan Rexhepit

STAMBOLL- Kanë dalë pamjet e arrestimit në Turqi, të të shumëkërkuarit shqiptar Dritan Rexhepi. Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë dhjetra policisë turq, ndërkohë që rezultati i aksionit është ndarë dhe nga ministri i brendshëm i Turqisë. Në momentin e arrestimit të shumëkërkuarit shqiptar i janë gjetur dhe një sasi e madhe parash, bizhuteri dhe armë.


Ministri i Punëve të Brendshme në Turqi, Ali Yerlikaya, tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar ne emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Ministri Yerlikaya, i cili njoftoi operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit Rexhepi përmes indicieve dhe një bashkëpunimi që kishin pasur dhe me policinë italiane.

Ministri Yerlikaya tha: "Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri." 

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB