Aktualitet

DETAJE nga plani i arratisjes, Dan Hutra shtypi tenxheret dhe krijoi mjete prerëse

Hutra do të kalonte duke përdorur një çarçaf lidhur në formë litari.

f.t
DETAJE nga plani i arratisjes, Dan Hutra shtypi tenxheret dhe krijoi mjete
mjeti prerës

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga plani i arratisjes nga burgu i Fierit që Dan Hutra bashkë me tre të paraburgosur për vjedhje kishte organizuar. 

Mësohet se përmes shtypjes së tenxhereve, Hutra kishte krijuar mjetin prerëse për zgavrën e hekurit të dritares së burgut, ku më pas do të kalonte duke përdorur një çarçaf lidhur në formë litari. Në pamjet e sigurara nga ZËRI shihet edhe një prej hekurave në dritaren e burgut të Fierit i cili është prerë nga të burgosurit

DETAJE nga plani i arratisjes, Dan Hutra shtypi tenxheret dhe krijoi mjete
hekuri i dritares

Plani kriminal i Dan Hutrës për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, 3 të paraburgosurit (të gjithë të kapur për vjedhje) kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Bashkëpuntorë me Dan Hutrën janë: Martin Kapllani, Geraldo Veizaj, Feti Kovaçi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB