TIRANË- Ermal Kurtulaj duket të jetë shoqëruesi i përhershëm i Ilir Beqajt, në 10 vite pushtet të socialistëve ka mbajtur 3 herë poste drejtuese. Falë lidhjeve me ish-ministrin. Ermal Kurtulaj ka njohur për herë të parë pozitat e drejtorit, në vitin 2014, kohë kur Ministria e Shëndetësisë drejtohej nga Ilir Beqaj.
Nga 3 janari 2014 deri më 31 janar 2016, Kurtulaj ishte pjesë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me 3 detyra. Pas vitit 2016, Ermal Kurtulaj u emërua si specialistit të mbikëqyrjes së PPP-ve dhe koordinator të Agjensisë së Barnave në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në vitin 2018, Beqaj e emëroi Kurtulajn si Drejtor Ekonomik-Financiar dhe person të autorizuar për veprimet me bankat, te kompania e tij.
“INTECH+Shpk”, firmë e cila në 10 vite ka marrë m 52 milionë Euro tenderë nga qeveria. Ndërsa pas marrjes së detyrës së re në SASPAC, ku do të menaxhoheshin dhe donacionet e huaja, Ilir Beqaj e emëroi Kurtulajn si përgjegjës të kontakteve. Këtu mori dhe fund karriera e vartësit të preferuar të Beqajt.
Kjo pasi SPAK zbuloi se Beqaj dhe Kurtulaj bashkëpunonin mes tyre, në mënyrë që të merrnin paratë e të huajve, përmes lëshimit të faturave fiktive. Njëra prej skemave ishte pikërisht restoranti “Gzona” në Kalanë e Tiranës. Sipas dosjes së siguruar nga ZËRI, në 7 raste, Kurtulaj rezulton se ka kryer prerjen e faturave fiktive nga subjekte të caktuara për shërbime të pakryera me qëllim përfitimin e parave që do të paguheshin nga programi Eusair, në të cilin ai ishte koordinator./ZËRI