
TIRANË- Gazetari Ferdinand Dervishaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me një skandal të ngjashëm me atë të Safet Gjicit.
I ftuar në emisionin “Frontline”, Dervishaj zbuloi se në një nga 20 celularët e ushtarakëve që janë sekuestruar në bazë të hetimit për privatizimin e pronave të Forcave të Armatosura është gjetur një video ku është filmuar kryerja e marrëdhënies seksuale në zyrë.
“Në një celular të një ushtaraku të lartë është gjetur një video ku kryhen marrëdhënie seksuale në zyrën e vet”- tha gazetari.
Megjithatë nuk dha emra dhe as detaje qe mund të linin të kuptohej se për cilin personazh bëhet fjalë./ZËRI