Aktualitet

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në trotuar, thyen pemët dhe rrezikon kalimtarët

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtar të lënduar, pasi në momentin e aksidentit ka pasur disa qytetarë që po kalonin në vendin e ngjarjes.

E.K
Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Kastriot Muço” në Fier. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si paosjë e përplasjes së fortë njëra ka përfunduar në trotuar duke thyer dhe disa pemë dhe kosha mbeturinash. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtar të lënduar, pasi në momentin e aksidentit ka pasur disa qytetarë që po kalonin në vendin e ngjarjes.

Dhe drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar lëndime Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Blutë e Fierit nuk kanë dalë ende me një reagim zyrtar./ZËRI

Poll

MOS HUMB