Aktualitet

VD-Momenti kur makina me pasagjeren shtatzënë përplaset me kamionin në Librazhd

Për fat të mirë ska asnjë viktimë dhe gruaja shtazënë është jashtë rrezikut për jetën.

f.t

VD-Momenti kur makina me pasagjeren shtatzënë përplaset me

LIBRAZHD-Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan ku një makinë është përplasur me një kamion.

Në pamjet e siguruara nga Weblajm, shihet momenti kur makina me pasagjeren shtatzënë ka dalë nga korsia në kthesë dhe godet kamionin.


Aksidenti i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme dhe për fat të mirë s'ka asnjë viktimë dhe gruaja shtatzënë është jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi Policisë:

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.

Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB