Aktualitet

Babë e bir u ekzekutuan në Dukagjin, publikohet fotoja e Prel dhe Lekë Gjonit

Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Xhan, teksa ata po ktheheshin nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin drejt Shkodrës

M.K.

Babë e bir u ekzekutuan në Dukagjin, publikohet fotoja e Prel dhe

SHKODËR- Personat në foto janë Prel 82 vjeç dhe Lekë Gjoni 57 vjeç , babë e bir, të cilët u ekzekutuan pasditen e 23 gushtit në Dukagjin. Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Xhan, teksa ata po ktheheshin nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin drejt Shkodrës. Mbi ta është qëlluar me dy armë të ndryshme, një kallashnikov dhe një MP5, ndërsa në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja.

Autorët ende nuk janë identifikuar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ekzekutimit, identifikimin e personave që qëlluan ndaj tyre dhe përcaktimin e motivit të ngjarjes së rëndë.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë në Dukagjin, ku Lekë e Prel Gjoni, babë e bir u ekzekutuan, ndërsa Lazer Bashi mbeti i plagosur rëndë. Raportohen se babaë e bir ishin duke udhëtuar me makinë në momentin e atentatit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën e fshatit Xhan, teksa babë e bir po ktheheshin nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin drejt Shkodrës. Drejt tyre është qëlluar me dy armë të ndryshme, një kallashnikov dhe një MP5. Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja./ZËRI

Poll

MOS HUMB