
GREQI- Është arrestuar nga Policia greke vëllai i shqiptarit të shpallur në kërkim për plgosjen në Gazi, Gjoni Idrizi. Idrizi u arresstua të shtunën në rrugën Liosion 300 pas një operacioni të koordinuar nga organet e akuzës, pranë një biznesi makinash. Në momentin kur Policia iu afrua për t'i vënë pranhat, ai ishte duke konsumuar një kafe.
Urdhri, mbi bazën e të cilit u arrestua, ishte lëshuar nga Shqipëria, pasi autori kishte shkelur lirimin me kusht pasi i ishte caktuar masa "detyrim paraqitje". Në shtetin fqinjë ai lëvizte pa asnjë problem dhe shijonte jetën pa u kufizuar.

Shqiptari ishte dënuar për grabitje me armë, ndërsa i vëllai Nardi Idrizi është ende në kërkim nga Policia për plagosjen e tre të rinjve nga Kreta.
-
-
-
Fatbardh Idrizi, me 'alarm të kuq' në Evropë
25 Dhjetor, 15:18
Kush është “i shumëkërkuari”?

Nardi Ismet Idrizi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia, pasi plagosi 3 të rinj në Gazi të Athinës. 37-vjeçari Idrizi qëlloi një pistoletë dhe plagosi rëndë një grup të rinjsh pas një sherri banal jashtë një lokali. Më herët policia arrestoi edhe mikun e tij Emiliano Jakupi 33 vjeç, i cili ishte i pranishëm në automjet dhe ishte pikërisht shkaku që nisi sherri mes dy palëve. Autori 37-vjeçar i të shtënave në Gazi është kreu i një bande kriminale në Shqipëri, e përfshirë në një grabitje me armë në një pikë karburanti në Vlorë, i grabitjeve nëpër kazino dhe banka.
Në vitin 2012, ai u arrestua pas një grabitjeje me armë në një karburant në Vlorë, gjatë së cilës hapi zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Më pas, ai fshihej në shtëpinë e një miku të tij derisa u arrestua. Ajo që e tradhtoi Idrizin ishte fakti që kishte hequr kapuçin që mbante në kokë pas grabitjes dhe identiteti i tij u zbulua nga kamerat e sigurisë. Një vit më vonë, ai u dënua me 13 vjet burg. Ai u mbajt në burgun e Fierit dhe në vitin 2020 u lirua para kohe, ku lirimi shkaktoi bujë të madhe në vendin tonë, pasi 18 zyrtarë të burgjeve u akuzuan se e ndihmuan ta lironin. Në Greqi 37-vjeçari ishte vendosur vetëm muajt e fundit, ku u bë pjesë e një bande në zonën e Agios Pavlos. Ai frekuentonte një dyqan atje. I afërmi i autorit, i cili i përkiste këtij grupi, ishte akuzuar më parë për vjedhje dhe të shtëna me armë zjarri. Bëhet e ditur se në vitin 1998, vëllai i tij u ekzekutua nga një bandë rivale dhe që prej asaj kohe 37-vjeçari qarkullonte me identitetin e vëllait të tij të vdekur./ZËRI